×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrata e dyshimtë e Idrizit- Përfitues biznesmeni nga Shqipëria që akuzohet nga SPAK për vjedhje të fondeve të BE’së

    Insajderi
    03 September 2024 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Vushtrrisë, do paguaj 995 euro qira mujore për një veturë që do e përdor kryetari i kësaj Komunë, Ferit Idrizi. Kontrata do jetë valide për dy vite. Kompania që u shpërblye me këtë kontratë, është ‘Landways” e biznesmenit Gazmend Haxhia. I njëjti është akuzuar nga SPAK në Shqipëri për vjedhje të fondeve të BE-së. Opozita atje ka ngritur dyshimet për këtë kontratë që u dha nga Ferit Idrizi, pasi do shpenzohen para për veturë, e cila edhe po të ishte blerë do kushtonte me të njëjtin çmim sa janë shpenzuar për qira.

    Gazeta Insajderi

    Komuna Vushtrrisë, do shpenzoj afro 1 mijë euro në muaj për një veturë që është marrë me qira nga nga kjo Komunë.

    Në kontratë shkruan deri në vitin 2026 do të vlej kjo marrëveshje.

    “Lënda e kontratës është ekzekutimi i shërbimeve nga ana e Kontraktuesit, si vijon: ofrimi dhënia me qera e 20.06.2024 dhe përfundon më dt. 19.06.2026 duke përfshirë edhe këtë datë”, shkruhet aty.

    Në njoftim thuhet se kjo veturë do përdoret për nevoja të Komunës.

    Me këtë kontratë u shpërblye, kompania ‘Landways Kosovo“. Prapa kësaj kompanie qëndron Gazmend Haxhia.

    Haxhia është pronar i kompanisë ‘Landways International’ i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së.

    Kontrata e dyshimtë nga Ferit Idrizi

    Opozita në Vushtrri, ka kërkuar sqarime nga kryetari, Ferit Idrizi se pse kjo veturë nuk është blerë por është marrë me qira nga kompania ‘Landways’.

    Dega e LDK-së, në Vushtrri përmes një reagimi kanë theksuar se e njëjta veturë që është marrë me qira për 24 muaj do të kushtonte njëjtë edhe po të ishte blerë.

    Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare për qiranë e një automjeti, të cilën Kryetari i Komunës, z. Ferit Idrizi, e përdor për nevojat e tij. Kjo kontratë, që përfshin një qira mujore prej 995 €, për një periudhë prej 24 muajsh, arrin një total prej 23,880 €. Ndërkohë, është konstatuar se një automjet i ri i të njëjtit model, i ngjashëm me atë që përdoret nga Kryetari Idrizi, ka një çmim tregu prej 26,990 €. Kjo gjendje ka ngritur shqetësime të arsyeshme lidhur me vendimin për të zgjedhur qiranë e automjetit në vend të blerjes së tij“, thuhet në reagim.

    Kush është pronar i kompanisë që i dha tenderi – problemet me ligjin

    Dyshimet për kontratën e Komunës së Vushtrrisë, forcohen edhe më shumë, pasi kontrata i është dhënë kompanisë ‘Landways“.

    Kjo kompani është në pronësi të Gazmend Haxhia. Ky biznesmen është i njohur në Shqipëri edhe për problemet me ligjin. Haxhia akuzohet nga SPAK për vjedhje të fondeve të BE’së.

    Biznesmeni Gazmend Haxhia, pronar i ‘Landways International’ është i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së

    Biznesmeni Gazmend Haxhia, ishte ndaluar nga policia me 8 korrik.

    Ndaj tij, gjykata kishte caktuar në mungesë arrest shtëpiak.

    Ndaj tij SPAK ka ngritur akuzën “mashtrim me pasoja të rënda”./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark