×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontratë 300 mijë euroshe, por disa vetura të Policisë ende me goma të verës

    Insajderi
    01 December 2024 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy javë kanë kaluar që kur shoferët në Kosovë janë të detyruar sipas ligjit të posedojnë goma të dimrit dhe ky obligim zgjat deri me 15 mars, pa marrë parasysh kushtet atmosferike.

    Dënimi që Policia e Kosovës e shqipton për ngasësit që vazhdojnë të vozisin veturën me goma vere është 40 euro.

    Por, vetë veturat e këtij institucioni po qarkullojnë aktualisht pa goma dimri.

    Këtë televizioni e ka faktuar duke vizituar disa stacione policore por edhe në drejtim të redaksisë së TV Dukagjinit kanë ardhur fotografi edhe video që tregojnë se në së paku gjashtë vetura të njësive speciale nuk është bërë ndërrimi i gomave.

    Pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës ka mohuar se ka të tilla raste.

    “Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme për të siguruar që këto automjete të jenë të gatshme për sezonen dimërore dhe të posedojnë pajisjet e nevojshme duke përfshirë edhe gomat e dimrit”, thuhet nga Policia.

    Çështja e furnizimit dhe liferimit të gomave është e rregulluar me një kontratë të ndërlidhur jo nga Policia por nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.

    Kontrata e nënshkruar me 10 tetor të 2023-s kap vlerën mbi 300 mijë euro.

    Përgjegjësi e kompanisë në fjalë ishte që për tri vjet të furnizojë dhe të montojë gomat e veturave të Policisë së Kosovës.

    “Policia e Kosovës pas kontratës së centralizuar e lidhur nga AQP-ja për nevoja të të gjitha institucioneve, përfshirë edhe PK-në, tani me ka kontratë publike tri vjeçare për furnizim me goma për nevoja të PK-së dhe me kohë ka filluar ndërrimi i gomave sipas kushteve të kontratës. Gjithashtu me kohë ka filluar edhe ndërrimi i gomave të cilat veçse i ka poseduar Policia e Kosovës”.

    Por, kontratës trevjeçare të lidhur nga AQP që i është referuar Policia e Kosovës, e cila është kontrata e vetme e publikuar në faqen e Agjencisë për këtë shërbim, pronari i kompanisë “Eurogoma” po thotë se tashmë atë ia kanë shkëputur njëanshëm.

    “Policia e Kosovës e ka ndërpre kontratën me neve dhe nuk kemi kontratë me Policinë e Kosovës. Policia si rezultat i veprimeve tua dhe atyre bandave tjera sikur ti, e kanë ndërpre jashtëligjshëm kontratën me Eurogomën, zyrtarisht po ta them ne nuk kemi kontratë me Policinë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark