Kontroll e rreptë brenda burgut të Dubravës, konfiskohen tetë paketime me drogë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontroll e rreptë brenda burgut të Dubravës, konfiskohen tetë paketime me drogë

    Insajderi
    30 January 2025 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës së bashku me zyrtarët e Qendrës Korrektuese në Dubravë, kanë kryer një bastisje në disa dhoma të burgut ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa paketime me drogë.

    Policia ka njoftuar se bastisja e dhomave të burgut është kryer të mërkurën rreth orës 09:00, ndërsa janë gjetur tetë paketime me lëndë narkotike, ku pesha e tyre ishte 11 gramëshe.

    “Pas raportimit se në Qendrën Korrektuese dyshohet për narkotikë, njësiti policor së bashku me zyrtarët korrektues, kanë bërë kontrollin nëpër disa dhoma ku gjatë bastisjes në dhomë në një gyp kanë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime të dyshuara marihuanë me peshë 11 gramëshe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori rasti iniciohet posedim i narkotikëve”, thuhet në raportin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark