Kontrolle vetëm në hyrje në kufirin Kosovë-RMV, ambasada në Shkup jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrolle vetëm në hyrje në kufirin Kosovë-RMV, ambasada në Shkup jep detaje

    Insajderi
    31 March 2025 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar se regjimi i ri kufitar në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të operacionalizohet në mesin e muajit prill të këtij viti.

    Sipas një postimi në Facebook, bëhet e ditur se prolongimi disa ditor është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike e logjistike të ekipeve të cilat janë duke punuar intensivisht në zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërshtetërore.

    “Rikujtojmë se regjimi i ri kufitar do të jetë sipas modelit “hyrje-hyrje” ku kontrollet do të realizohen vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit kurse policët do të punojnë në një objekt të përbashkët. Zbatimi i saj do të jetësohet paralelisht në pikat kufitare Hani i Elezit/Bllacë dhe Glloboqicë/Jazhincë”, thuhet tutje në njoftim.

    Ky model pritet që të zvogëlojë pritjet dhe është në funksion të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të dy shteteve të cilët qarkullojnë çdo herë e më shumë në dy drejtimet


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark