Konventa e PDK'së, Hamza shpreh hapurazi mbështetjen për Krasniqin si kryetar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konventa e PDK’së, Hamza shpreh hapurazi mbështetjen për Krasniqin si kryetar

    Insajderi
    21 June 2025 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka folur në Konventën e Përgjithshme të këtij subjekti politik.

    Ai ka shprehur mbështetjen për Krasniqin dhe strukturat e reja të PDK’së që pritet të zgjidhen në konventën e sotme, shkruan Insajderi.

    “Bashkohen qytetarët përreth programit tonë, në vend të retorikave boshe ne ofruam program, zgjidhje, pagë e mirëqenie më të mirë për qytetarët dhe transformim ekonomik të shtetit tonë. I lam anash dallimet e vogla për t’u bashkuar rreth vlerave tona për interesin e përgjithshëm. Këtë po e bëjmë edhe sot në këtë konventë, me vazhdimin e besimit të plotë për kryetarin Memli Krasniqi dhe strukturat e reja të partisë”, tha ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark