×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Konventa e Teknologjisë, Samsung prezanton të rejat inovative modulare Micro LED

    Insajderi
    08 January 2019 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është zhvilluar Konventa më e madhe të teknologjisë, e vitit – CES 2019 – në Las Vegas. Në këtë konventë, Samsung, nnjë nga kompanitë më të rëndësishme në botë paraqiti risitë e reja që pritet të dalin në treg shumë shpejt.

    Samsung përmes risive po ridimensionon botën e televizorëve, smartphonëve dhe pajisjeve të tjera dixhitale. Si udhëheqës global në industrinë e televizorëve për 13 vjet, televizorët Samsung Smart janë zhvilluar në një nga platformat më të mëdha argëtuese të disponueshme në treg.

    Sot, Samsung  ka zhvilluar aktivitetin e parë vjetor të CES në Aria Resort & Casino në Las Vegas, ku prezantoi të rejat e fundit në teknologjinë modulare të ekranit Mikro LED. Në këtë event u paraqitën: ekran i ri prej 75 “, një 219” Wall si dhe madhësi, forma dhe konfigurime të reja për një ekran Mikro LED të një gjeneratë të ardhshme modulare – fitues të çmimit të Inovacionit në CES 2019.

    Falë natyrës modulare të Mikro LED, kjo teknologji ofron fleksibilitet në madhësinë e ekranit që lejon përdoruesit ta përshtasin atë në çdo dhomë ​​apo hapësirë.

    Samsung po tenton të sjellë përvojën e iTunes dhe AirPlay 2 për më shumë konsumatorë në mbarë botën përmes Samsung Smart TV. Pra, përdoruesit e iPhone, iPad dhe Mac kanë një mundësi më shumë për të shijuar atë që dëshirojnë në ekranin më të madh në shtëpinë e tyre.

    Samsung ka njoftuar sot se do të lançojë iTunes filma dhe seriale dhe suport Apple AirPlay 2  në modelet Samsung Smart TV të vitit 2019 duke filluar nga kjo pranverë. AirPlay2 do tua lehtësojë klientëve të Samsung të hapin lehtësisht video, foto, muzikë, podcaste e shumë shërbime të tjera, nga pajisjet Apple drejtpërdrejt në Samsung Smart TV.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark