Konvertimi i Mandelës në Islam nxit kundërshtime në Afrikën Jugore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konvertimi i Mandelës në Islam nxit kundërshtime në Afrikën Jugore

    Insajderi
    10 February 2016 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liderët tradicionalë në Afrikë kanë shprehur shqetësimet e tyre pas konvertimit të Drejtuesit të Këshillit Tradicional – Mvezo, Mandla Mandelës në Afrikën Jugore.

    Liderët e Kongresit Tradicional të Afrikës Jugore (Contralesa) janë shprehur se me konvertimin në fenë Islame ai mund të ketë vështirësi që të mbështes traditat Xhosa.

    Mandla Mandela, i cili është nipi i Nelson Mandelas dhe i cili është konvertuar në islam vitin e kaluar, u martua në Cape Town në një xhami javën e kaluar.

    Ai e ka trashëguar pozicionin e tij si drejtues i Mvezo në klanin AbaThembu nga gjyshi i tij, Nelson Mandela.

    Zëdhënësi i Contralesa’s, Mwelo Nonkonyane ka thënë se konvertimi i Mandelas në Islam mund të ngjall një konflikt në subjektet e tij.

    “Nuk ka asgjë të keqe që një lider tradicional të zgjedh një fe për të ndjekur, por, jemi të shqetësuar për faktin nëse ai do të jetë në gjendje të vazhdojë përgjegjësitë e tij si prijës”, ka thënë ai.

    Konfliktet dhe ikja nga përgjegjësia mund të ndodhë gjatë festave dhe riteve tradicionale afrikane, në të cilat përfshihen edhe therja e kafshëve, gjë që nuk është në vijë të njëjtë me besimet e fesë myslimane./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark