Më 10 maj ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës. Që nga ajo ditë deri më tani numri total i patentë shoferëve të konvertuar në atë të Republikës së Kosovës është 6509.
Këtë shifër e ka siguruar Gazeta Insajderi nga dokumentet zyrtare të Kosovës.
Konvertime të patentë shoferëve më së shumti ka pasur në katër komunat veriore të Kosovës.
Në Leposaviq 2018 persona kanë marrë patentë shoferë të Kosovës. Konvertime të tyre ka pasur shumë edhe në Mitrovicë të Veriut – 1576. Derisa në Zveçan 1177 shoferë i kanë hequr patentë shoferët ilegalë të Serbisë dhe janë pajisur me ato të Kosovës. Ndërsa, në Zubin Potok 961.
/Insajderi.org/