×
  • Lajme
  • Lajme

    Konvertimi i patentë-shoferëve në RKS, Kurti njofton se afati për regjistrim shtyhet edhe për dy javë

    Insajderi
    09 August 2024 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë në Kosovë, të cilët nuk kanë aplikuar ende për konvertimin e patentë-shoferëve ilegale në legjitime të Kosovës, që ta bëjnë atë deri me 23 gusht.

    Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministrit përmes një shkrimi në platformën “X”, duke i falënderuar qytetarët që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për aplikim.

    Ai tha se deri tani kanë pranuar mbi 5 mijë kërkesa për patentë shoferë, përcjell Insajderi.

    “Në tre muaj kemi pranuar gjithsej 5.588 kërkesa nga bashkëqytetarët tanë serbë për ta shndërruar patentë shoferin nga ato të lëshuara nga strukturat ilegale dhe paralele nga Serbia në ato legjitime dhe zyrtare të Republikës së Kosovës. Nisur nga interesi i lartë, ne kemi vendosur të shtyjmë afatin edhe për dy javë”, shkroi ai.

    “Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për aplikim. I drejtoj ftesën time të gjithë atyre që nuk kanë aplikuar që të përfitojnë nga kjo mundësi deri më 23 gusht”, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark