Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni priti në takim Koordinatorin e OKB-së për zhvillim dhe njëherit përfaqësuesin Rezident të UNDP-së, Andrew Russell dhe shefen e Misionit të IOM-it në Kosovë, Tajma Kurt.
Në takim me përfaqësuesit e OKB-së e UNDP-së, Hyseni bisedoi për bashkëpunimin që këto dy organizata i kanë ofruar Ministrisë së Punëve të Brendshme në adresimin e migrimit, trafikimit me qenie njerëzore.
Njëkohësisht u bisedua për projektet që pritet të realizohen në vitin e ardhshëm, e që synojnë të rrisin përpjekjet e MPB-së për të parandaluar këto dukuri negative të karakterit transnacional.
Të gjithë u ndanë të pajtimit se projektet e përbashkëta të realizuara tashmë, si dhe serioziteti i institucioneve të Kosovës nëpërbaltjen me këto dukuri kanë dhënë fryte të shumta,sië edhe janë vënë në dukje shpeshherë nga raporte të shumta ndërkombëtare. /Insajderi.com