
Qeveria e Republikës së Kosovës mblidhet sot prej orës 8:15 minuta, siç bëhet e ditur, me të vetmen pikë të rendit të ditës – dërgimin për ratifikim në Kuvend të Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Mbledhja e Qeverisë e paralajmëruar të mbahet sot, ishte planifikuar të mbahej dje mbrëmë vonë, përderisa ende po mbahej diskutimin i ekspertëve pikërisht për demarkacionin.
Po ashtu, për sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare prej orës 10:00, por që në rend dite nuk e ka çështjen e ratifikimit të demarkacionit më Malin e Zi.
Për ta parandaluar këtë ratifikim, Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje të gjithë simpatizantëve të vet që të mblidhen para Qeverisë dhe Kuvendit sot prej orës 10:00.
Për më tepër, dje gjatë ditë ditës, deri në orët e vona të natës, është diskutuar për çështjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ku patën mundësinë që edhe ekspertë të fushës, por edhe njerëz të politikës, t’i japin qëndrimet e tyre./Insajderi.com