“Kopil shkine”, reagon Jozi menjëherë pas përjashtimit nga BBVA – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Kopil shkine”, reagon Jozi menjëherë pas përjashtimit nga BBVA

    Insajderi
    05 February 2025 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jozi ka dhënë një intervistë në studion e “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin lidhur me këtë situatë

    Vetëm pak më parë në shtëpinë e “BBV4” ka ardhur një zarf i zi, ku Vëllai i Madh ka marrë një vendim drastik. Jozi përjashtohet nga gara.

    Laerti ka lexuar zarfin e zi ku shpjegohet arsyeja e përjashtimit të Jozit nga gara. Për shkak të diskriminimit fyerjes dhe vlerës si popull, për shkak të disrespektit ndaj bashkëkombasve tanë, gjë të cilën e ka bërë Jozi mbrëmjen e djeshme në një debat me Gjestin, ai është përjashtuar.

     Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.

    Menjëherë pas daljes nga shtëpia e “BBV4”, Jozi ka dhënë një intervistë ekskluzive në studion e “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin lidhur me këtë situatë.

    Jozi: Popullit të Kosovës i them që jemi krenar për ju dhe jemi një komb, nuk ka asgjë këtu drejtuar jush se juve ju kemi në zemër dhe nuk ishte rasti i djeshëm për të prekur plagët tonë të përbashkët, nuk kam asgjë kurndër familjes së Gestit, por ai luajti kartën e viktimizimit, ndodhi ça ndodhi ju kërkoj falje dhe ju dua shumë gjithë shqiptarët e Kosovës, jam me ju  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark