Kur kanë mbetur vetëm dy orë për të shënuar ngjitjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në qytetin e Korçës, ky vend është rrethuar i gjithi nga punonjës së policisë. Madje prezent janë parë edhe ekipet speciale të “Shqiponjave” dhe FNSH-ve.
Përveç sigurisë tokësore, Policia Shqiptare është duke e vëzhguar situatën edhe nga ndërtesat e larta. KlanKosova ka pustular një foto ku shihet se roje sigurie janë vendosur në taracat e pallateve.
Bregoviç ka deklaruar se pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës do ta nisë me këngën “Kosovska”. Gjithë kjo siguri tregon frikën e ndonjë sulmi për shkak të prezencës së këngëtarit serb. Shumë qytetarë e artistë kërkuan që ky concert të mos zhvillohej, por siç duket, nu kia kanë arritur qëllimit.