Korçë, burri dyshohet se theri me thikë bashkëshorten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Korçë, burri dyshohet se theri me thikë bashkëshorten

    Insajderi
    05 June 2023 - 00:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka plagosur me thikë gruan e tij, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 22:00, në lagjen nr.10 në Korçë, ndërsa i dyshuari është arratisur, njoftojnë organet e rendit në Shqipëri.

    “Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore” – thuhet në njoftimin e Policisë.

    Tutje sipas njoftimit, shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën.

    “Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes”- theksoi Policia.

    “Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – përfundoi njoftimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark