Korea e Veriut thotë se ka kryer një test raketor, të lëshuar nga një nëndetëse, të mbikqyrur nga lideri Kim Jong Un.
Agjencia e lajmeve e vendit, KCNA, tha sot se testi është “një sukses i madh”, dhe i ka dhënë vendit “një mjet më shumë për sulmin e fuqishëm bërthamor”.
Korea e Veriut lëshoi dje një test raketor nga bregu i saj lindor, ka thënë ushtria e Koresë së Jugut.
Raketa fluturoi rreth 30 kilometra, ka thënë një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, duke shtuar se ushtria po bënte përpjekje ta kuptonte nëse lëshimi ka qenë i dështuar, për arsye të paspecifikuara.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, tha se përdorimi i teknologjisë për lëshimin e raketave është një “shkelje e disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”./REL