Rupert Wingfield-Hayes është arrestuar të premten pasi ishte gati për ta lënë Korenë, por më pas u mor në pyetje për rreth tetë orë dhe nënshkroi në deklaratë, njofton Reuters.
Gazetari britanik kishte fluturuar për në Pekin të hënën pasdite së bashku me një producent të BBC-së dhe një kameraman.
Wingfield-Hayes ka raportuar mbi “fakte dhe realitete të shtrembëruare ” në mbulimin e tij si gazetar, tha zyrtari i Koresë së Veriut O Ryong Il. Ai tha se gazetari i BBC-së është dëbuar dhe nuk do të lejohet asnjëherë brenda shtetit.
BBC correspondent Rupert Wingfield-Hayes expelled from North Korea over reporting https://t.co/RtF4pzL7Tx pic.twitter.com/4t1AzF6LMS
— The Telegraph (@Telegraph) May 9, 2016
“Ata ishin duke folur shumë keq për sistemin dhe lidershipin e shtetit”, tha zyrtari korenao-verior në një konferencë shtypi në Pyongyang.
Koreja e Veriut mbajti të premten Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë së Punës, e cila do vazhdoj të udhëhiqet nga lideri suprem Kim Jong-un. /Insajderi.com