Koreano-veriorët: Sa të kemi liderin suprem, mposhtim SHBA-të – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Koreano-veriorët: Sa të kemi liderin suprem, mposhtim SHBA-të

    Insajderi
    14 April 2017 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koreano-veriorët janë të bindur se në rastin e një luftë me Amerikën, fitorja do të ishte në anën e tyre.

    “Edhe nëse ndryshon administrata amerikane, sanksionet e tyre ndaj nesh nuk besoj se kanë për të lëvizur. Por kjo gjë nuk na bën shumë përshtypje”, thotë Ri Sol, studente.

    “Nuk më intereson se kush është udhëheqësi i administratës së tyre sepse po deshën luftë, ne do të fitojmë. Nuk mendojmë për asgjë tjetër, thjesht jetojmë me besimin se triumfi do të jetë i yni përsa kohë kemi me vete liderin tonë suprem. Nuk na shqetëson shumë se çfarë bëjnë ata”, shton Ho Song Chol, ish-ushtar.

    Në Korenë e Jugut nga ana tjetër, të paktë janë ata që shqetësohen nga ideja e një testi bërthamor të veriut apo mundësia që Amerika të ndërmarrë ndonjë sulm për t’ja ndaluar një veprim të tillë. Shumë persona e festuan nëpër restorante 14 prillin, ditën e zezë të beqarëve që i kundërpërgjigjet ditës së bardhë, apo Shën Valentinit aziatik të kremtuar në 14 mars.

    “Jashtë Koresë së Jugut njerëzit mund të jenë të shqetësuar, por ne nuk e ndjejmë këtë në jetën tonë të përditshme. Përpiqemi të mos i japim rëndësi asaj që mendon bota, prandaj dhe erdha këtu ta shijoj këtë ditë e qetë”, shprehet Choi Na-Young, punonjëse.

    Peniani e akuzoi Uashingtonin për zhvendosjen e atyre që i quan “asete strategjike bërthamore në Gatishullin Korean”, duke iu referuar grupit të luftanijeve amerikane të dërguara në rajon në mesin e një përshkallëzimi të ri të tensioneve dhe raporteve të Veriut komunist mund të ndërmarrë testin e tij të gjashtë atomik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark