Korea e Jugut ka kërkuar sot nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që t’i zgjasë sanksionet kundër Koresë së Veriut, si përgjigje ndaj programit të saj bërthamor.
Thirrja erdhi para një votimi, që pritet të ndodhë gjatë ditës nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, lidhur me vënien e sanksioneve më të ashpra ndaj Koresë së Veriut, si dënim për programin e saj bërthamor dhe testet raketore.
Aprovimi i mundshëm i sanksioneve më të rrepta ndaj Koresë së Veriut pritet të ndodhë pas dy dekadash, pas negociatave që zgjatën dy javë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, nëse duhet të vendosen këto sanksione ose jo./rel