Koreja e Veriut: CIA ka bërë komplot për vrasjen e Kim Jong Unit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Koreja e Veriut: CIA ka bërë komplot për vrasjen e Kim Jong Unit

    Insajderi
    05 May 2017 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koreja e Veriut akuzoi CIA-n se ka bërë komplot me Korenë e Jugut për të vrarë liderin verikorean, Kim Jong Un.

    “Është zbuluar një grup i tmerrshëm terrorist, i cili ishte vendosur brenda Koresë së Veriut dhe ishte duke u përgatitur nga CIA dhe Shërbimi i Inteligjencës i Koresë së Jugut, për të kryer sulm terrorist biokimik kundër udhëheqjes sonë supreme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë për Sigurinë e Shtetit.

    Lufta e fjalëve midis Perëndimit dhe Koresë së Veriut është intensifikuar javëve të fundit.

    Phenjani ka kërcënuar se do të kryejë provën e gjashtë bërthamore.

    SHBA druan se ai ka kapacitet për të goditur Korenë e Jugut dhe Japoninë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark