Koreja e Veriut ka dështuar në lansimin e një rakete balistike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Koreja e Veriut ka dështuar në lansimin e një rakete balistike

    Insajderi
    16 October 2016 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se Koreja e Veriut ka kryer një provë të pasuksesshme të lansimit të një rakete balistike.

    Nisja nga Pheniani përfundoi në dështim, pasi predha thuhet se shpërtheu menjëherë pas nisjes.

    Raketa e lansuar e tipit Musudan llogaritet të ketë gamë prej 4 mijë kilometrash, që është mjaftueshëm për të goditur Korenë e Jugut, Japoninë dhe territorin amerikan të Guamit.

    “Ne fuqishëm dënojmë këtë provë dhe provat e tjera të kryera së fundmi nga Koreja e Veriut, të cilat shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat në mënyrë të qartë ia ndalojnë Koresë së Veriut të lëshojë raketa dhe të përdorë teknologjinë e raketave balistike”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Gary Ross, shkruan rel.

    Koreja e Veriut suksesshëm kreu një provë të lëshimit të një rakete satelitore në muajin shkurt. Në janar, vendi më i izoluar në botë po ashtu kreu provën e katërt të armëve bërthamore.

    Pheniani vazhdimisht zhvillon armë bërthamore dhe raketa balistike, pavarësisht rezolutave të OKB-së dhe sanksioneve të ashpra ndërkombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark