Koreja e Veriut kërcënon me sulme raktore me rreze - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Koreja e Veriut kërcënon me sulme raktore me rreze

    Insajderi
    28 January 2016 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i lartë i qeverisë japoneze të mërkurën zbuloi shenja të mundshme të nisjes së raketave nga ana e Koresë së Veriut javën e ardhshme, bazuar në imazhet satelitore, njofton ‘Express.co.uk’, raporton Insajderi.

    Kjo erdhi pas diskutimeve në mes të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara për sanksione të reja ndaj shtetit Koreano-Veriorë, pasi kryen testin e 4 bërthamor në 6 janar të këtij viti.

    Korea e Veriut tashmë është nën sanksione për programet e tyre bërthamore dhe nukleare, ndërsa SHBA-ja dhe Kina kanë bërë thirrje për një rezolutë të re ndaj Phenianit.

    Sekretari amerikan i shtetit John Kerry, i cili momentalisht është në Kinë për bisedime, i quajti ambiciet e Kim Jong-Unit si “kërcënim për botën” dhe nxiti për sanksione të reja ndaj Veriorëve.

    Korea Veriore për herë të fundit pati lëshuar me sukses një raketë me rreze të lartë veprimi në fund të vitit 2012.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark