Një video-incizim i ri i shfaqur në një koncert muzikor për nder të ish-liderit komunist të Koresë së Veriut, Kim Il Sung, tregon shkatërrimin e plotë të një qyteti amerikan. Në pamjet e videos, shihet një pjesë e vogël e raketave duke kaluar mbi oqeanin Paqësor, pastaj vije shpërthimi masiv.
Videoja mbaron me një flamur amerikan të hedhur në zjarr, të mbivendosur në një varrezë të kryqëzatave të bardha.
Kjo nuk është video e parë nga Koreja e Veriut. Në vitin 2016, shteti e shfaqi edhe një video tjetër duke u shkatërruar një vend tjetër amerikan. Videoja ishte e quajtur “Mundësia e fundit”, raporton gazeta The Washington Post.
Videoja paraqiste një shpërthim bërthamor në Washington, e përfunduar me një raketa që shkatërron memorialin “Lincoln”.
Sigurisht qe video e fundit nga Koreja e Veriut do të ngrisë pakënaqësi më shumë në mes dy palëve.
https://www.youtube.com/watch?v=Ku4tcj3qGSw