Nëse Gadishulli Korean përfshihet nga një konflikt i armatosur, Japonia do të jetë e para që do të vuajë pasojat politike dhe bërthamore, ka kërcënuar sot Koreja e Veriut fqinjin e saj, raporton ‘Reuters’.
“Në rast se shpërthen lufta bërthamore në gadishull, Japonia do të jetë e parë që do përfshihet nga retë radioaktive” tha gazeta shtetërore e Koresë së Veriut, e kontrolluar nga Kim Jong-un, shkruan syri.net.
Gazeta ia kujtoi Tokios përvojën e saj të mëparshme me armët duke deklaruar se vendi do të bëhet shënjestra e sulmeve bërthamore të Koresë së Veriut.
“Në qoftë se Japonia është me të vërtetë e shqetësuar për interesat e saj, duhet të bëjë përpjekjet e duhura për zgjidhjen paqësore të konfliktit në gadishull,” shkruan gazeta.
“Si vendi i parë në botë që u godit me bomba bërthamore (Hiroshima) Japonia e di më mirë se të tjerët sa e tmerrshme është kjo katastrofë”, sqaronte shteti diktatorial.