Koreja Veriore akuzon autoritetet e SHBA-së për “plaçkitje” të diplomatëve në aeroport – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Koreja Veriore akuzon autoritetet e SHBA-së për “plaçkitje” të diplomatëve në aeroport

    Insajderi
    19 June 2017 - 07:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koreja Veriore ka akuzuar autoritetet e SHBA-së të dielën për plaçkitje të diplomatëve të saj në aeroportin John F. Kennedy të New Yorkut, duke konfiskuar me forcë një bagazh diplomatik.

    Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Koresë Veriore tha se një delegacion i Veriut, teksa kthehej nga një konferencë e OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, “bukfalisht ishte plaçkitur” në aeroportin John F. Kennedy në “një akt ilegal dhe i neveritshëm provokues”.

    “Diplomatët e një shteti sovran po u plaçkitet bagazhi diplomatik në mes të New Yorkut ku ndodhet shtabi i përgjithshëm i OKB-së që shërben si vendtakim për takime ndërkombëtare përfshirë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, ka thënë përfaqësuesi, raporton Reuters.

    “Kjo qartazi tregon se SHBA-ja është një vend kriminal dhe pa ligj i gangsterëve”, ka thënë përfaqësuesi në komentet e transmetuara nga agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore.

    Koreja Veriore ka thënë se në këtë rast vihet në pyetje nëse shtabi i përgjithshëm i OKB-së duhet të jetë në New York.

    “Komuniteti ndërkombëtar duhet ta rishikojë seriozisht nëse New Yorku, ku ka ndodhur një ngjarje e tillë e plaçkitjes, është i përshtatshëm të shërbejë si vendtakim për takimet ndërkombëtare”, është shprehur ai.

    Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Shtëpia e Bardhë nuk ka pasur një reagim të menjëhershëm ndaj deklaratës së Koresë Veriore. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark