Koreja Veriore ka thënë se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kim Jong Un janë “thirrje për luftë”.
Veprimi i Amerikës është cilësuar nga Ministria e Jashtme e këtij vendi si akt armiqësor, njofton The Independent.
Shtetet e Bashkuara, për herë të parë kanë vendosur sanksione ndaj liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke e akuzuar atë dhe 10 zyrtarë të tjerë të këtij shteti për abuzime të rënda me të drejtat e njeriut
Sanksionet shihen si përpjekja e fundit për të shtuar presionin ndaj këtij regjimi, ndonëse ende nuk është e qartë se çfarë saktë pritet të arrihet me këto sanksione
Vendimi është marrë pas publikimit të një raporti të Departamentit të Shtetit ku Kim akuzohet se është përfshirë në vrasje pa vendime gjyqësore, punë të detyruar dhe tortura.
Koreja Veriore ka kërkuar që këto sanksione të pezullohen menjëherë dhe ka kërcënuar që të ndërpres të gjitha marrëdhëniet diplomatike nëse ShBA-të nuk e bënë një gjë të tillë./Insajderi.com