Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike. Kjo u bw si test i parë që nga marrja e detyrës si President i ShBA-së nga Donald Trump, shkruan BBC.
Trump siguroi kryeministrin japonez Shinzo Abe, se ‘’Amerika do t’i qëndrojë prapa Japonisë si aleat i saj më i madh’’.
Raketa fluturoi në lindje në drejtim të Detit të Japonisë për rreth 500 km kanë thënë zyrtarët e Koresë së Jugut.
Zyrtarët japonezë poashtu kanë thënë se raketat nuk kanë arritur në ujërat e zonës së saj.