Mijëra qytetarë të Koresë së Veriut kanë dalë në sheshin kryesor të Pyongyang për të ndjekur direkt dhe festuar lajmin e lansimit të raketës bërthamore, të dielën, duke e shtuar edhe më shumë besimin se shteti i tyre po bëhet më i fuqishmi në botë, por për anëtarët e Këshillit të Sigurisë ky është një moment kritik për sigurinë botërore.
Raketa e lansuar të dielën e 7 shkurtit, vjen disa javë pasi Koreja e Veriut zhvilloi testin e katërët bërthamore duke shkelur kështu dy rezolutat e OKB-së për Korenë e Veriut, transmeton “The Guardian”.
Duke folur pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u bë me dyer të mbyllura për mediat, ambasadorja amerikane Samantha Power tha se Washington-i do të “sigurohet që OBK-ja të marrë masa më të rënda ndaj Koresë”, raporton Insajderi.
Ky veprim i Koresë së Veriut, është cilësuar nga Japonia si “provokim serioz” ndërsa shteti fqinj i Koresë së Veriut, ajo e Jugut e ka cilësuar veprimit e veriorëve si më të rrezikshmin për kah siguria publike por edhe e gjithë botës.