Koreja e Veriut ka realizuar me sukses testin e saj të pestë bërthamor. Njoftimi erdhi nga agjencia shtetërore e lajmeve, disa orë pasi një aktivitet sizmik u regjistrua pranë qendrës atomike të Pungyer.
Sipas Koresë së Jugut ky është testi më i madh i realizuar ndonjëherë nga Veriu komunist, çka shton frikën për një progres të rëndësishëm të vendit në këtë fushë.
Koresë së Veriut i ndalohet të kryejë çdo lloj testi nuklear apo të teknologjisë balistike dhe është sanksionuar 5 herë nga OKB që prej 2006-ës.
Vendi komunist bëri të ditur se kishte kryen një test të ri nuklear dhe se tani e tutje do të ishte në gjendje të montonte një pajisje bërthamore në raketa balistike.
Vlerësimet për fuqinë shpërthyese vaijojnë. Sipas ushtrisë koreanojugore bëhet fjalë për 10 kiloton, mjaftueshëm për ta bërë atë testin më të madh bërthamor të Veriut.
Kjo sipas ekspertëve ka shkaktuar edhe lëkundjen sizmike prej 5.3 ballë të shkallës rihter. Të tjerë thonë se treguesit fillestar sugjeronin 20 kiloton apo më shumë. Bomba e hedhur nga SHBA mbi Hiroshimën në 1945-n kishte një fuqi shpërthyese prej 15 kiloton. Testi ka alarmuar ndërkombëtarët të cilët nuk vonuan të reagonin.
Presidentja Park Geun-hye e quajti këtë një akt vetë-shkatërruese, e një sfidë të rëndë, që siç tha tregon papërgjegjshmërinë manjiakale të liderit Kim Jong Un, ndërsa Amerika paralajmëroi për pasoja serioze, shkruant tch.
I fortë ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Japonez Shinzo Abe, i cili tha se vendi i tij nuk mund të tolerojë një test të tillë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti amerikan Barack Obama kishte folur me liderët koreanojugorë dhe japonezë lidhur me çështjen.
Edhe Ministria e Jashtme kineze nxitoi të kundërshtonte testin dhe i bëri thirrje Penianit të evitojë veprime të mëtejshme që mund të përkeqësojnë situatën. Veriu shfrytëzon zakonisht data të rëndësishme për të treguar fuqinë e tij. E premtja është dita kombëtare e vendit, kur festohet themelomi i regjimit aktual.