Koreja Veriore simulon sulmin ndaj rezidencës së presidentit të Koresë Jugore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Koreja Veriore simulon sulmin ndaj rezidencës së presidentit të Koresë Jugore

    Insajderi
    25 March 2016 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koreja e Veriut bëri me dije se kreu manovra artilerie duke simuluar një sulm ndaj rezidencës zyrtare të presidentit të Koresë së Jugut. Sikur të mos mjaftonte tensioni i lartë në rajon, lideri koreano-verior Kim Jong Un, i cili mbikqyri personalisht simulimin, i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit.

    Në fakt, gjatë manovrave, ai urdhëroi ushtrinë që të jetë gati të shkatërrojë pa asnjë mëshirë qeverinë në jug. Në anën tjetër, presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-Hye urdhëroi ushtrinë që të jetë në gatishmëri, ndërsa tha se provokime të tilla të papërgjegjshme janë pjesë e rrugës së regjimit komunist verior drejt vetëshkatërrimit.

    Koreja e Veriut ka reaguar shumë ashpër pas sanksioneve të vendosura nga OKB-ja dhe vazhdon të shkelë rezolutat. Në një komunikatë për shtyp në median shtetërore KCNA, regjimi komunist i Koresë së Veriut kërcënoi se do të shndërrojë në gërmadha rezidencën presidenciale të Koresë së Jugut që njihet si Shtëpia Blu.

    Nuk është e qartë se kur u krye kjo stërvitje, por në raport paralajmërohej një fund i mjerë për presidenten Park. Shtëpia Blu u sulmua nga komandot koreano-veriorë në vitin 1968. Përpjekja për të vrarë presidentin e atëhershëm koreano-jugor Park Cung He nuk pati sukses, por sulmi rezultoi me vrasjen e thuasje të gjithë anëtarëve të komandos koreano-veriore prej 31 vetësh dhe me 7 viktima në radhët e Koresë së Jugut.(TCH)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark