Koreja Veriore do të vazhdojë ti testojë raketat pavarësisht dënimeve ndërkombëtare dhe tensioneve të ngritura ushtarake me SHBA, ka treguar një zyrtar i lartë për BBC-në në Pyongyang.
“Ne do të bëjmë më shumë teste të raketave në baza javore, mujore dhe ditore”, tha Zëvendësministri i Jashtëm Han Song-Ryol.
Ai tha se një luftë totale do të rezultonte nëse SHBA-të do të ndërmarrin masa ushtarake.
Më herët, nënkryetari amerikan, Mike Pence, kishte paralajmëruar Korenë Veriore të mos testojë SHBA-në pasi që “epoka e durimit strategjik” e vendit të tij me Korenë Veriore kishte marrë fund.
Tensionet kanë eskaluar këto kohë në gadishull, me retorikë të nxehtë nga të dyja, Koreja Veriore dhe SHBA-ja. /Insajderi.com