“Korrupsion! Game Over”, postimi epik me 14 shkurt i sekserit të ministrisë se Liburn Aliut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Korrupsion! Game Over”, postimi epik me 14 shkurt i sekserit të ministrisë se Liburn Aliut

    Insajderi
    07 June 2022 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para disa ditëve është publikuar një afër korruptive brenda ministrisë së Infrastrukturës që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu. Në këto përgjime është përmenduredhe emri i Idriz Shalës si pjesëmarrës në dialogjet që realizohen në lidhje me ryshfetin, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në përgjimet e publikuara, Idriz Shala, një punëtor i kompanisë “Infratek”, dëgjohet teksa kërkon ryshfet në emër të kompanisë dhe pronarit të saj Jahaj nga një kompani tjetër.

    Në profilin e tij në Facebook, Shala ishte aktiv në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Me 14 shkurt të 2021-shit, kur erdhi në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, Idriz Shala kushte shkruar në Faceebook “ Korruspion! Game Over”

    Po ashtu në një postim të  vitit 2020, Shala uronte Vetëvendosjen për fitoren.

    “Urime Vetëvendosje! E ju analista, kqyrë gjeni kime”, shkruante dy vite më parë Shala në Facebook.

    Aktualisht Shala ka mbyllur llogarin e tij në facebook pasi emri i tij u përmend në përgjimet e publikuara nga Nacionale.

    Cili ishte roli i Idriz Shalës në këto përgjime?

    Në përgjimet e publikuara, Idriz Shala, një punëtor i kompanisë “Infratek”, dëgjohet teksa kërkon ryshfet në emër të kompanisë dhe pronarit të saj Jahaj nga një kompani tjetër.

    Raportohet se “Infratek” është kontraktuar nga institucionet për të bërë pranimin e disa projekteve infrastrukturore dhe në saje të saj, kompania “shfrytëzon kompetencën” e saj për të kërkuar ryshfet nga një tjetër kompani në mënyrë që t’i bëhet pranimi i projektit të përfunduar.

    Projekti konkret, sipas gazetës, lidhet me ndërtimin e rrugës Gjakovë-Dollc.

    Krejt dyshimet bien mbi këshilltarin Ramqaj dhe rrjedhimisht ministrin Aliu, për shkakt afërsisë së madhe të Ramqajt me kompaninë “Infratek”, e cila përmes kompetencës së marrë, ka një pushtet mbi kompanitë tjera, të cilave u lëshohen pagesat vetëm pas miratimit të projekteve nga kompania e afërt me këshilltarin e ministrit.

    Në përgjimin e publikuar, Shala, në emër të kompanisë “Infratek” kërkon 30 mijë euro nga kompania punëkryese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark