×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    KOSID: “Kosova e Re”, projekt me shumë probleme

    Insajderi
    18 April 2017 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Visar Azemi nga KOSID ka ngritur shqetësimin në emisionin se me çfarë baze ligjore po finalizohet projekti i Termocentralit “Kosova e Re”.

    Sipas tij, problem do të jetë edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe mundësia e mos përfundimit të Termocentralit “Kosova e Re” si rasti i Brezovicës.

    “Po frikohem që do t’i ngjajë ajo që i ka ngjarë Brezovicës më herët, por si përfundim një projekt i cili është duke vazhduar tash e 10 vite me shumë probleme, me jotranparencë”, ka deklaruar Azemi në emisionin “Përballje” në RTV “Dukagjini”.

    Sipas tij, ky projekt ka shumë pikëpyetje.

    “Edhe ministri nuk e ka të lehtë, sepse, besoj që as vetë ky nuk don më shty këtë projekt, sepse është tejet i dëmshëm”, ka thënë Azemi.

    Mirëpo, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se Termocentrali “Kosova e Re” nuk do të ketë fatin e Brezovicës dhe se janë të pakrahasueshme si raste.

    “E para, nuk janë projekte të krahasueshme. Sepse kjo është parakusht për zhvillim ekonomik”, ka deklaruar Stavileci.

    Ndërsa Ibrahim Rexhepi, ekspert i ekonomisë nga AKR-ja, ka deklaruar se “Kosova e Re” nuk do të jetë zgjidhje për furnizim me energji elektrike.

    “Nuk do të jetë zgjidhja. Do të jetë një lehtësim, mirëpo prapë do të kemi mungesë të energjisë elektrike”, tha Rexhepi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark