Kosnett tregon pse Grenell dhe Palmer po vijnë në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Kosnett tregon pse Grenell dhe Palmer po vijnë në Kosovë

    Insajderi
    09 October 2019 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka folur për vizitën që sot në Kosovë do ta realizojnë përfaqësuesi special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell dhe përfaqësuesin e Ballkanit, Mattheë Palmer.

    Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se mbështetja e SHBA-ve për Kosovën e Serbinë në dialog, kërkon bashkëpunim dhe punë në ekip.

    Ka konfirmuar vizitën që dy përfaqësuesit do të bëjnë sot në Kosovë.

    “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon bashkëpunim dhe punë në ekip. Përfaqësuesi Special, Richard Grenell, dhe Matt Palmer bashkë në Berlin. Të dy do ta vizitojnë Kosovën”, ka thënë ai.

    Grenell e Palmer pritet të takohen sot me presidentin Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark