"Kosova afër një katastrofe ekonomike shkaku i situatës në sektorin energjetik" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova afër një katastrofe ekonomike shkaku i situatës në sektorin energjetik”

    Insajderi
    30 May 2025 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se vendi është afër një katastrofe ekonomike për shkak të asaj që po ndodh me sektorin energjetik.

    Tahiri ka thënë se rritja deri në 200 % të çmimit i çon në bankrot shumë ndërmarrje.

    Ai thotë se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike” pa tranzicion të drejtë, pa dialog, pa analizë të bazuar në evidencë dhe pa mbështetje është recetë për destabilizim”.

    Postimi i plotë:

    Situata në sektorin energjetik është serioze dhe afër një katastrofe ekonomike

    Rritja deri në 200% e çmimit të energjisë për prodhuesit po e çon shumë ndërmarrje drejt bankrotimit. Këto biznese përfaqësojnë rreth 70% të punësimit në sektorin privat dhe kontribuojnë në mbi 50% të GDP-së së Kosovës.

    Liberalizimi pa tranzicion të drejtë, pa dialog, pa analizë të bqzuar në evidencë dhe pa mbështetje është recetë për destabilizim.

    Qeveria duhet të dëgjojë zërin e atyre që punësojnë mijëra qytetarë dhe jo t’i stigmatizojë si armiq të shtetit.

    Reforma kërkon përgjegjësi, jo arrogancë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark