Kosova anëtarësohet në Konventën e Hagës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova anëtarësohet në Konventën e Hagës

    Insajderi
    08 November 2016 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga data 2 deri më 4 nëntor 2016, është mbajtur takimi i katërt i Komisionit Special mbi operimin praktik të Konventës së Hagës mbi heqjen e Kërkesës për Legalizimin e Dokumenteve të Huaja Publike, në të cilin mori pjesë edhe Kosova.

    “Ky takim kishte një rëndësie të veçantë,pasi është hera e parë që Republika e Kosovës anëtarësohet në Konventëne Hagës dhe gjithashtu është hera e parë që zyrtarisht merr pjesë në një takim të tillë”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë marrë pjesë: Lulzim Ejupi, Drejtor i Përgjithshëm i ARC-së, Blerim Camaj, Drejtor i Drejtoratit të Gjendjes Civile në ARCdhe Kreshnik Kaçiu, Inspektor në ARC.

    Nga ana e delegacionit të Kosovës, respektivisht nga përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, shtetet anëtare të Konventës, u njoftuan në lidhje me aktivitetet e ndërmarra nga dy autoritetet kompetente për lëshimin e vulës apostile që nga koha e aderimit të Republikës së Kosovës në Konventë e deri më tani.

     

    “Ministria e Punëve të Brendshme, konkretisht Agjencia e Regjistrimit Civil, mbetet e përkushtuar që të punojë edhe më fuqishëm në zbatimin e obligimeve konkrete që dalin nga Konventa Apostile, si njëri ndër autoritetet kompetente në Kosovë për lëshimin e vulave apostile”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    17 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark