×
  • Sport
  • Sport

    Kosova aranzhon tri miqësore, këto janë datat

    Insajderi
    06 February 2024 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, ku dy do t’i luajë në mars dhe një në qershor.

    Ndeshjen e parë miqësore, “Dardanët” do të luajnë më 22 mars në Yerevan ku përballë do ta kenë Armeninë, ndërsa më 26 mars do të ndeshen kundër Hungarisë në Budapest.

    Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo.

    “Federata e Futbollit e Kosovës është në bisedime për aranzhimin edhe të miqësores së dytë për qershor dhe shumë shpejt do të konfirmohet edhe kundërshtari tjetër”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Tutje, sipas FFK-së këto miqësore do të shërbejnë që Kosova të përgatitet për ndeshjet zyrtare në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve, shorti i të cilës do të tërhiqet më 8 shkurt.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark