Kosova bëhet me shtëpi botuese muzikore, sot promovohet botimi i parë - Insajderi
×
Kulturë

Kosova bëhet me shtëpi botuese muzikore, sot promovohet botimi i parë

Insajderi
12 December 2019 - 08:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompozitori, Liburn Jupolli, ka bërë të ditur se në Kosovë është hapur shtëpia botuese muzikore “Magmus”.

“Kjo është një shtëpi botuese e re për botim të muzikës partiturave, veprave muzikore, studimeve muzikore ku ka nota”.

“Magmus vjen si një lloj ëndrre dhe dëshirë, po ashtu edhe nevojë e skenës muzikore në Kosovë për të dokumentuar muzikën klasike në Kosovë, sidomos atë te kompozitorëve”.

Jupolli tha se vepra e parë që ata kanë botuar është “MOVING LANDSCAPES” nga kompozitori dhe profesori Drinor Zymberi.

“Ky kompozim është njëri nga më të mirët në tre vitet e fundit, po ashtu ka luajtur edhe një rol të madh brenda kulturës muzikore. Kjo është vepër që Kosovës i ka sjell një njohje shumë të lartë”.

“Gjithashtu, për botim kam edhe kompozime të tjera të kompozitorëve të ndryshëm. Po ashtu do të villojmë edhe me arkivimin e veprave të kompozitorëve”, tha Jupolli në Klan Kosova.

Sot gjithashtu do të promovohet nga ora 18:00 vepra e parë e botuar “MOVING LANDSCAPES”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark