×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova bën hapin e parë për prodhimin e municioneve

    Insajderi
    27 November 2024 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova ka bërë hapin e parë drejt prodhimit të municioneve në territorin e vet. Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të mërkurën se e ka nënshkruar vendimin për vënien e hapave të para për ngritjen e industrisë ushtarake.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar javë me parë se si Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me këshilltaren kanë lobuan në ShBA për për firmën private të armëve, AFSA Arms të multimilionerit Avni Vllahiu qe lidhet me nismen e sotme të ekzekutivit.

    Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka thënë se vendimi është për themelimin e një komisioni ndërministror për qëllimin dhe vlerësimin për nisjen e procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhim të municioneve dhe për laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.

    “Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona ka nevojë për ta siguruar e garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore. Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, ka thënë Kurti në nisje të mbledhjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark