“KOSOVA BOJKOTON”, iniciativë për bojkotimin e marketeve me datën 10 shkurt, shkak çmimet e larta – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “KOSOVA BOJKOTON”, iniciativë për bojkotimin e marketeve me datën 10 shkurt, shkak çmimet e larta

    Insajderi
    05 February 2025 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe në Kosovë ka filluar iniciativa për bojkotimin e marketeve si shkak i çmimeve të larta. Bojkotimi ndaj marketeve është planifikuar të bëhet me 10 shkurt dhe të zgjasë tërë ditën.

    “KOSOVA BOJKOTON“, është grupi që ka mbledhur rreth tre mijë qytetarë deri tani.

    Në këtë grup janë ndarë fotografi të shumta të çmimeve të larta të produkteve ushqimore, e po ashtu nuk mungojnë edhe krahasimet e çmimeve ku në Kosovë janë më shtrenjtë se sa në vendet evropiane.

    Administratorët e grupit, kanë deklaruar se qëllimi i tyre është të ndërgjegjësojnë konsumatorët për çmimet në treg.

    “Qëllimi i grupit tonë është të ndërgjegjësojë konsumatorët për çmimet në treg dhe të nxisë një debat të hapur mbi këtë çështje, duke e sjellë atë në vëmendjen e publikut dhe institucioneve përkatëse. Besojmë se transparenca dhe informimi janë thelbësore për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të ndikuar pozitivisht në politikat tregtare.

    Nuk kemi asnjë synim të dëmtojmë ekonominë e marketeve, pasi ato janë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë, paguajnë taksa dhe punësojnë mijëra qytetarë. Prandaj, aktivitetet e grupit tonë synojnë ndërgjegjësimin dhe jo dëmtimin e bizneseve apo krijimin e pengesave për operimin e tyre”, thuhet mes tjerash në postimin e njërit nga administratorët.

    Tutje, theksohet se ata duan bojkot njëditor.

    “Përmes një bojkoti njëditor, duam të sjellim këtë temë në qendër të vëmendjes dhe të krijojmë një valë reagimesh që mund të kontribuojnë në përmirësimin e situatës. Ky bojkot është një formë simbolike proteste, që ka për qëllim të theksojë shqetësimet e konsumatorëve dhe të nxisë një diskutim më të gjerë mbi çmimet e larta dhe faktorët që i ndikojnë ato”, vijon postimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark