Kosova i dërgon Facebook-ut 7 kërkesa për rrezikshmëri - Insajderi
×
Teknologji

Kosova i dërgon Facebook-ut 7 kërkesa për rrezikshmëri

Insajderi
22 December 2016 - 09:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Facebook  ka publikuar raportin e 7-të të transparencës dhe është i pari që hedh dritë mbi kërkesat qeveritare për informacion të përdoruesve në 2016-ën.

Këto kërkesa bëhen nga autoritetet të cilat besojnë se ekziston një rrezik serioz me pasojë vdekjen.

Kosova i ka dërguar 6 kërkesa të tilla Facebook-it, si rezultat i një procesi gjyqësor janë kontrolluar 12 llogari. Përveç kësaj ka pasur edhe një kërkesë emergjente për informacion, ku janë prekur 2 llogari përdoruesish.

Risi e këtij raporti janë detajimi i llojit të kërkesave të cilat burojnë: nga një proces gjyqësor dhe nga një situatë emergjente.

Ndërsa Shqipëria pati kërkesa rekord prej 22 ku janë prekur 32 llogari përdoruesish bën të ditur raporti i rrjetit social Facebook.

Në total, qeveria Kosovare ka dërguar 7 kërkesa me impakt në 14 llogari përdoruesish. Krahasuar me raportin e 6-të, ka pasur një rënie me mëse 50% të kërkesave nga qeveria Kosovare. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark