Republika e Kosovës ka dërguar një ekip shpëtimi në Maqedoni, pas vërshimeve të fundit në këtë vend ku humbën jetën më shumë se 20 persona.
Qeveria njofton se Kosova ka dërguar në shtetin fqinjë tetë pjesëtarë, disa automjete, dhe pompa thithëse për ujë.
“Me rastin e vërshimeve në Shkup dhe pas kërkesës së shtuar nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim e Republikës së Maqedonisë, një ekip i Republikës së Kosovës nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot është nisur për të mbështetur Republikën e Maqedonisë ne menaxhimin e kësaj fatkeqësie natyrore”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com