Kosova dhe NATO para etapës së re të marrëdhënieve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe NATO para etapës së re të marrëdhënieve

    Insajderi
    20 November 2016 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka kërkuar mbështetje nga ministri i Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, i cili do të mbahet në dhjetor të këtij viti, ku pritet të vendoset për etapën e re të marrëdhënieve mes Kosovës dhe NATO-s.

    Demolli po qëndron në vizitë zyrtare në Kanada në Forumin e Halifaxit, një prej konferencave kryesore në Botë për siguri, sidomos në Amerikën e Veriut.

    Me këtë rast ministri Demolli ndau me të pranishmit disa prej të gjeturave lidhur me misionet paqeruajtëse në Kosovë, ndërsa bëri thirrje që të mbështetet FSK-ja në rrugëtimin e saj drejt transformimit në Forcë të Armatosur si dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë në krah të aleatëve perëndimor në misionet paqeruajtëse në të ardhmen./Insajderi.com

    demolli


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark