Kosova dhe SHBA nënshkruan marrëveshjen e ekstradimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe SHBA nënshkruan marrëveshjen e ekstradimit

    Insajderi
    29 March 2016 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie, nënshkruan sot marrëveshjen e ekstradimit midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Presidentja e Kosovës u shpreh e kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke theksuar përcaktimin e Kosovës për rend dhe ligj.

    “Sot me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruam marrëveshjen bilaterale të ekstradimit. Marrëveshja, përpos që shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-të, nënvizon përcaktimin tonë për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për bashkëpunim të parezervë me partnerët tanë në këtë aspekt”, tha Jahjaga.

    Ajo tha se Republika e Kosovës “do të vazhdojë të vihet në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

    Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Kryeministri Isa Mustafa, Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi-Rama, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të vendit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark