“Nait Hasani është një emër që do të mbahet mend përgjithmonë në historinë e Kosovës si një hero i vërtetë, nismëtar dhe njëri ndër komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”. Kështu është shprehur një qytetarpër numrin 42 të PDK’së, Nait Hasanin.
Gent Kabashi ka deklaruar se ai ka treguar guxim dhe sakrifice me funksionet e tij në UÇK.
“Ai ka treguar guxim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, duke marrë një prej detyrave më të vështira, koordinimin dhe komunikimin e UÇK-së mes zonave të luftës , ai punoi pa u lodhur në hije, duke i dhënë forcë dhe drejtim lëvizjes çlirimtare ku edhe zë vend shprehja: “Naiti i njeh të gjithë – Naitin se njeh asnjë”, pasi ai ka qenë i njohur me emrin Kujtim dhe disa e kanë thirrur Qorri (për shkak të syzeve). Naiti këtë detyrë e ka çuar deri në fund guximshëm”
“Gjithashtu, ai ka pasur guximin të qëndrojë i palëkundur edhe në ditët më të errëta, duke u burgosur si një hero i padiskutueshëm, duke përjetuar mizoritë e masakrës së Dubravës. Naiti, si në luftë, si në burg dhe si në liri, ka qenë simbol i qëndresës dhe shpresës për një popull që kërkonte liri dhe drejtësi. Vlerat që Nait Hasani ka mbrojtur gjatë luftës – dashuria për atdheun, ndershmëria, guximi dhe besnikëria ndaj kauzës – janë të papërshkrueshme dhe i kanë dhënë forcë çdo nisme për të çuar përpara idealet e UÇK-së”.