Shteti i Kosovës është duke marr pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Vendi ynë e ka nisur tejet mirë këtë edicion të LO, pasi ka arritur të fitojë medalje.
Është xhudistja Distria Krasniqi, e cila e ka fituar medaljen e argjendtë gjatë ditës së djeshme.
Kjo medalje, ka bërë që vendi ynë të vetë momentalisht i 16-ti në renditjen e Olimpiadës.
Kosova mund të shënojë progres tjetër pasi Akil Gjakova aktualisht është vetëm një fitore larg medaljes.
Po ashtu, në garë për medalje është edhe boksierja Donjeta Sadiku, e cila e ka kaluar një raund.
Sadiku sonte do të ketë punë kundër kolumbianes, Paola Angie Valdes Pana, në kuadër të 1/8 së finales.
Meçin ndaj Paola Angie Valdes Pana, Donjeta Sadiku e zhvillon nga ora 20:00.