Kosova ka vendosur ta blejë vilën që dikur i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan.
Objekti do të shndërrohet në Ambasadë. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti.
”I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan”.
“Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërëinë e Bashkuar“, ka shkruar Kurti në Twitter.
Excited to share that the 🇽🇰 embassy in 🇬🇧 has a new address and will soon be moving to Hyde Park at a home that belonged to the late comedian Spike Milligan. We are honored by the cultural history that the location holds and aim to further strengthen our 🇽🇰🇬🇧ties from there. pic.twitter.com/4rrzvIY3kx
— Albin Kurti (@albinkurti) April 11, 2023
Vila do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 7 milionë e 400 mijë euro, ose siç raportoi një ditë më parë prestigjiozja britanike “The Telegraph”, 6.5 milionë funta.
Siç ka shkruar “Telegraph”, marrëveshjen për blerjen e pronës e ka bërë ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti.
Stafi i Ambasadës së Kosovës raportohet se planifikon të bartet në pronën e re pasi të përfundohet puna e renovimit.
Marrëveshja mësohet se është aranzhuar nga “Beauchamp Estates”.
Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria pati miratuar vendimin për nisjen e procedurës për blerje të objekteve në Zagreb të Kroacisë dhe Dakar të Senegalit. Deri tash, Kosova ka nën pronësi objektet për ambasada në Bruksel dhe Tiranë.
Lexo edhe: