×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova e mban sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Qipron

    Insajderi
    14 October 2024 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Qipron.

    Dardanët ushtruan dje për herë të parë pas duelit me Lituaninë, ndërsa sot do ta kompletojnë përgatitjen për duelin që do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Kosova vjen e motivuar pas fitores ndaj Lituanisë në udhëtim me rezultat 2:1 dhe pas fitores paraprake 4:0 ndaj Qipros në muajin e kaluar.

    Andaj, të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda e synojnë fitoren e radhës nesër mbrëma, shkruan “Gazeta Express”.

    Ata do të mundohen ta dominojnë kundërshtarin, njëjtë siç bënë muajin e kaluar në udhëtim.

    Kurse, qipriotët e kanë regjistruar një fitore dhe i kanë pësuar dy humbje.

    Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar edhe agjendën e sotme të Dardanëve, por edhe të qipriotëve.

    Nga ora 16:15 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mbajë konferencë për shtyp selektori Foda, kurse stërvitja e Kosovës do të nisë prej orës 17:00 dhe do të mbahet po ashtu në stadiumin e kryeqytetit.

    Ndërkaq, konferenca për media e Kombëtares së Qipros do të nisë në orën 18:00, kurse stërvitja e qipriotëve do të nisë në orën 18:30, gjithashtu në “Fadil Vokrri”.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros do të luhet nesër mbrëma dhe do të nisë në orën 20:45.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark