Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën

    Insajderi
    27 March 2017 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti një delegacion të Parlamentit të Zvicrës, të kryesuar nga kryetari i Partisë Popullore Kristian Demokratike zvicerane (CVP), Gerhard Pfister.

    Gjatë takimit është biseduar për progresin në Kosovë dhe bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet dy vendeve.

    Kryeministri Mustafa theksoi të arriturat e Kosovës në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit, duke i njoftuar edhe me prioritetet e ardhshme në shumë fusha.

    “Qeveria dhe populli i Kosovës janë plotësisht të përcaktuar për vlerat europerëndimore dhe rrugën integruese euroatlantike”, tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar Zvicrën për përkrahjen e shumanshme që ka dhënë për Kosovën deri tani.

    Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Zvicrën.

    Kryetari i Partisë Popullore Kristian Demokratike të Zvicrës, njëherësh anëtar i Parlamentit zviceran, Gerhard Pfister, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahje për proceset e ardhshme zhvillimore dhe demokratike në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark