Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë së shpejti do të hapin konsullatën e përbashkët në Munih.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se Konsullata në Mynih do të jetë e dyta e këtij lloji pas hapjes së Konsullatës së Përgjithshme në Milano.
“Konsullata e Përgjithshme e Mynihut është paraparë t’i mbulojë lëndët e Bavarisë (Bayern), Baden-Vyrtembergut (Baden-Württemberg), Rajnland-Pfalc (Rheinland-Pfalz) dhe Zarland (Saarland). Shërbimet dhe ndihmën e kësaj konsullate pritet ta marrin rreth 30 për qind e qytetarëve të të dyja shteteve që jetojnë Gjermani”, thuhet në njoftim.
Përveç kësaj, hapja e Konsullatës së Përgjithshme do të ndikojë edhe në partneritetit strategjik Kosovë – Shqipëri si dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me lëndët që janë në rrethin e juridiksionit të kësaj konsullate.