Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se së bashku me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë do të bëjnë hapjen e një konsullate të përbashkët në Mynih.
Hapja e konsullatave të përbashkëta në mes të dy vendeve ka qenë në plan të ministrive tash e disa vite, ndërsa për hapjen e tyre u zotua edhe në mbledhjen e fundit të mbajtur mes dy qeverive në Prishtinë.
Hoxhaj, pas përfundimit të vizitës në Suedi po qëndron në Mynih të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga dhomat e tregtisë të Mynihut dhe Bavarisë së Epërme, si dhe Qeverisë së këtij shteti. Pjesëmarrës është edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe përfaqësues të vendeve të rajonit. /Insajderi.com